Në përfundim të konkursit, organizuar nga MEPJ mbi promovimin e Shqipërisë nëpërmjet nismës Ngjyrat e Shqipërisë/Colours of Albania 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e posaçëm të Ministrit Ditmir Bushati, do të zhvillojë një aktivitet përmbyllës ku do të shpallen edhe fituesit e këtij konkursi.
Një takim celebrues në një nga monumentet historike dhe domethënëse të trashëgimisë sonë kulturore.
Agjenda e eventit:
• Çelia e eventit;
• Ekspozitë e fotove të përzgjedhura të “Colours of Albania” IV;
• Muzikë nga kompozitorë shkodranë të luajtur nga grupi i formacionit frymor të Shkollës Artistike “Prenk Jakova”;
• Ndarja e çmimeve për pesë fotot fituese të këtij edicioni;
• Performancë e kantautorit Shpat Deda.