Art & Kulturë

Erdhi më në fund! Seriali mbi mafien dhe besën shqiptare duke u prodhuar

Një serial mbi mafien dhe besën shqiptare, do të vijë së shpejti në ekranet televizive.

Shkrimtari dhe skenaristi i njohur britanik, Tony Jordan, është duke punuar mbi këtë projekt së bashku me Antenna Group, për të prodhuar serialin me titull “Besa”, i cili do të jetë i ndarë në 12 episode me nga 45 minuta secila.

Image result for Tony Jordan

Tony Jordan

Projekti vjen pas kërkesës mbi një produksion të tillë nga PRVA në Serbi, Planet Tv në Slloveni dhe RTL në Kroaci. Sipas këtyre mediave, produksioni do të punojë deri në muajin shtator, kohë kur mendohet të fillojë transmetimi i serialit në televizione.

Peter Smith nga Antenna Group ka deklaruar se kjo dramë do të fokusohet mbi çështjen e identitetit, moralit dhe lidhjeve ndërnjerëzore, duke u bazuar tërësisht mbi kodin moral të shqiptarëve dhe lidhjen midis besës e mafies.

Ndërkohë, Antenna Group është duke punuar për shpërndarjen e serialit edhe nëpër Evropë, me qëllim përfaqësimin sa më të gjerë të shqiptarëve dhe zakoneve të tyre nëpër botë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).