Përveç sukseseve në muzikë artistja kosovare Era Istrefi ka filluar me kontrata të reja duke u bërë kështu pjesë e firmave të njohura.
Mbrëmë ajo lansoi koleksionin e saj të parë të llaqeve për thonj për të vazhduar sot me reklamën për firmën e njohur Guess.
Video e plotë ku Era Istrefi shihet duke pozuar për markën e njohur të rrobave “Guess” sapo është lansuar .
Në këtë video Era shihet duke pozuar për firmën e njohur nën tingujt e këngës “Redrum”.
Ajo është shprehur për ‘Nylon’ se është e vetmja shqiptare që ka shkruar këngë shqip dhe ka arritur të shpërndahet gjithandej.