Art & Kulturë

Elementarët, Qeniet e Padukshme, Klubi i Librit

Qendra Kulturore dhe Filozofike ”Akropoli i Ri” zhvillon takimin e radhës të Klubit të Librit. Vepra që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Elementarët”, shkruar nga autori Jorge A. Livraga.

Jorge Angel Livraga, autori i veprës, ishte themeluesi dhe Drejtori i parë i Organizmit Ndërkombëtar Akropoli i Ri, organizëm që sot gjendet në mbi 64 shtete dhe 420 qytete. Ka marrë doktoraturën në Filozofi, Histori dhe Arkeologji.
Elementarët janë forma jete brenda elementeve të natyrës. Një pjesë e rëndësishme e traditës popullore të çdo populli i referohet disa “qenieve misterioze” të Tokës, Ujit, Ajrit dhe Zjarrit. Kjo është një traditë që shfaqet që nga koha e qytetërimeve të lashta si Egjipti, Babilonia, India dhe shumë të tjera, duke e përshkruar këtë temë, pavarësisht distancës kohore dhe gjeografike, me të njëjtën mënyrë.
Të flasim për Elementarët do të thotë të prekim një temë që na lejon të ribëhemi fëmijë, si atëherë kur ishim filozofë natyralë, kërkues të së vërtetës dhe dijes, pa paragjykime apo ngurtësi mendore. Gjithashtu, komunikimi me traditën ngjall tek secili prej nesh guximin për të vështruar dhe përmirësuar horizontin e së ardhmes.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).