Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, më 14 nëntor 2019, ora 11:00, Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës historike kombëtare çel një ekspozitë me fotografi, harta dhe armatime, nga vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kësaj epopeje të ndritur të kombit shqiptar.
Në ekspozitë do të ketë edhe libra të kohës së luftës, si edhe libra të shkruar nga dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilët, veç aktit heroik të sakrifikimit për lirinë e Atdheut na kanë lënë edhe një trashëgimi të çmuar letrare.
Ekspozita çelet nesër, datë 14 nëntor 2019, ora 11:00, në Hollin Kryesor pranë Muzeut Historik Kombëtar.