“Italie. Nga vëllezërit Alinari tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore“ është një ekspozitë e konceptuar me dëshirën për të rrëfyer përmes fotografisë, bukurinë dhe shumëllojshmërinë e italianëve dhe të Italisë, e peizazheve dhe forcës krijuese të saj. Një Itali në shumës, mbi të cilën ndër vite, ka ndalur vështrimi i fotografëve, shumë të ndryshëm mes tyre për nga toni, teknika dhe stili, të vëmendshëm për të rivendosur identitetet e lëvizshme dhe komplekse të Vendit, traditat, si dhe linjat më delikate të evolucionit të tij.
Ekspozita është e ndarë në tre seksione – Peizazhe, Vepra dhe Fytyra – secila në gjendje të përbëjë në vetvete një rrugëtim ideal historik, artistik dhe dokumentar të mënyrave dhe zhanreve të fotografisë: një artikulim në të njëjtën kohë i thjeshtë – me ndikim të madh dhe fuqi të menjëhershme komunikuese – por edhe kompleks, aq sa është në gjendje të ndriçojë skenarë tejet të ndryshëm për nga origjina dhe toni.
Ekspozitë e realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në bashkëpunim me Fratelli Alinari IDEA Spa dhe e kuruar nga Rita Scartoni dhe Luca Criscenti.
Nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë
bashkëkohore
📅 1 Shtator 2022
18:00
Ekspozita është falas dhe do të qëndrojë e hapur nga
data 2 deri më 25 shtator 2022 nga ora 9:00 deri në
orën 19:00