Art & Kulturë

Ekspozitë e 2 artistëve italianë kushtuar gruas s’duhet humbur

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është hapur ekspozita “Feminiteti”, ekspozitë fotografike me fotografi të dy fotografëve italian Giuditta Martinicchio dhe Matteo Montaperto.

Përmes dy projekteve interesante artistike, fotografët e rinj italianë Giuditta Martinicchio dhe Matteo Montaperto, përpiqen sot të japin një përgjigje pyetjeve, cilat janë pikëpamjet që i afrohen konceptit të feminitetit në shekullin tonë?

Ekspozita u shoqërua nga një kompozim i ri muzikor, me titull Feminitet. Pjesa instrumentale, e kompozuar nga Federico Monsellato, krijoi ambientin perfekt për të shijuar këto vepra.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).