Art & Kulturë

Ekspozita- Skënderbeu nga Fëmijët

Një ekspozitë në pikturë dhe skulpturë e organizuar nga Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu do të hapet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Fëmijët e talentuar përmes 80 punimeve të realizuara në teknika të ndryshme në pikturë, skulpturë dhe vizatim si akuarel, plastelinë, laps akrelik, grafika, paraqesin me origjinalitet nëpërmjet botës së ngjyrave dhe materialeve të ndryshme portretin e Skënderbeut si dhe tablo dhe krijime të frymëzuara nga historia e betejave dhe ngjarjeve të rëndësishme të kohës. Fëmijët pjesëmarrës janë të moshave të ndryshme nga 7-13 vjeç.

Punimet e kësaj ekspozite janë përzgjedhur si më të mirat të realizuara në rrethin e pikturës dhe skulpturës pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Kjo ekspozitë është krijuar për këtë vit jubilar të Heroit tonë kombëtar ,organizuar nga Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Nga fëmijët mund të shohin krijime origjinale siç ata e perceptojnë heroin e tyre të zemrës: simbol i kombit, luftëtarin e pathyeshëm e kalorësin zemërmadh.

Ekspozita do të hapet me datë 5 Maj ora 11.00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).