Ekspozita e Florie Lule Bajraktari në fokusin e mediave suedeze

Artistja e njohur shqiptare nga Kosova që jeton dhe vepron në Ljungbyt të Suedisë ka pasur të hapur ekspozitën e saj artistike në Ljungby Arena nga fundi i muajit të kaluar e deri në javën e parë të këtij muaji.

Kjo ekspozitë ka bërë bujë në mediat e atij rrethi ku jeton dhe më gjerë, jo vetëm për faktin se pikturat kishin vlera të larta artistike, por edhe se njëkohësisht mesazhi i tyre sensibilizonte të drejtat e grave, shkruan DritarjaOnline.

Piktorja Bajraktari thotë se ekspozita është përpiluar nga Shoqata Artistike e Ljungbyt në bashkëpunim me Drejtorinë e kulturës dhe veprimtarive të kohës së lirë, Komuna e Ljungbyt.

Florie Lule Bajraktari nëpërmes të këtyre pikturave nudo ka paraqitur realitetin aktual të të drejtave të grave, duke dhënë mesazhe të forta në mbrojtjen e të drejtave të tyre, ku në thelb të secilës pikturë ka paraqitur imazhe të qarta të identitetit të saj të atdhedashurisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).