Art & Kulturë

Eja Luaj në Parkun Tënd

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë organizon aktivitetin “Eja Lu@j në Parkun Tënd”, me 19 Dhjetor ora 10:30 në Zoo Park. Këtë herë shkrimtari shumë i dashur për fëmijë, Gaqo Bushaka, do të jetë me ne. Ai do të risjellë për dëgjuesit e vegjël aventurat e Çufos  dhe Bubit kaçurrel, personazheve më të dashura të përrallave. Nërkohë profesor Ilia Lëngu, do të na tregojë më shumë për kërpudhat  rreth e rrotull Zoo-së.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).