Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë në një bisedë të hapur për publikun nga studjuesi Zef Paci, një bisedë përmes së cilës do të kemi mundësinë të njohim artin e Edi Hilës, artistit të ekspozitës Piktori i Transformimit.
Biseda do të zhvillohet të mërkurën, datë 25 korrik 2018 në Galerinë Kombëtare të Arteve (Tiranë).
Rreth folësit:
Zef Paci është diplomuar për Pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe ka gradën Doktor prej Qendrës së
Studimeve Albanologjike Shqiptare pranë Institutit të Studimeve të Antropologjisë dhe Artit në një studim mbi fotografinë e Marubit.
Prej vitit 1999 ai është profesor i Historisë së Artit dhe Pikturës në Universitetin e Arteve në Tiranë pranë Fakultetit të Arteve të Bukura.
Përkrah veprimtarisë didaktike ai ka marrë pjesë në ekspozita si autor, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009, 2016), afreske (1995) evitrazhe përndërtesa kulti (2005 -2007) si dhe pjesmarrës në konferenca e workshope.Në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012 ishte organizator dhe kurator i Çmimit “Ardhje” për artistët e rinj organizuar nga T. I. C. A.
Në 2008, 2011, 2013, 2015 dhe 2017 ishte kurator i ekspozitës “Idromeno”, një çmim kombëtar për artistët e rinj e organizuar nga Galeria e Artit e qytetit të Shkodrës.
Ka kuruar dhe bashkëkuruar ekspozita të ndryshme kolektive e vetjake të disa e fotografëve (Marubi, Idromeno, Pici, Jakova, Rraboshta, Nënshati) dhe disa artistëve të njohur shqiptarë (Edi Hila, Franc Ashiku, Lek Tasi) si dhe ndërkombëtare (What happened to the general?”, etj). Në 2016 ishte kurator i ekspozitës permanente të Muzeumit Kombëtar të Fotografisë Marubi.
Autor i disa katalogëve dhe botimeve mbi artin, imazhin dhe fotografinë: Monografinë: “Marubi,fotografia si ritual” (2012); MARUBI: The moving lens of an archive”, Botim i Galerisë Kombëtare të Kosovës (2014); The History of Europian Photography 1939-1969 II, 2014, dhe The History of Europian Photography 1970-2000III,2016 (fotografia shqiptare), (Central Europian House of Photography).