Mund ta keni parë si aktore në Apartamentin 2Xl, apo edhe në skenën e këtij viti të Këngës Magjike me baladën “E ndjej”.
Egzona Ademi performon vazhdimisht së bashku me bandën e saj, të titulluar “Egzona & Friends” në vende të ndryshme në Tiranë, por edhe më tej.
Këtë të shtunë ajo vjen tek Anarki Lounge për një mbrëmje plot muzikë live, hite shqiptare dhe të huaja që do ju kënaqin!
Nëse jeni fans i muzikës live të kënduar më së miri, mos e humbisni këtë grup, më 14 prill, ora 21:00!

https://www.youtube.com/watch?v=f2gF1kjNWLU