Art & Kulturë

A duhet të udhëtoni me avion nëse jeni shtatzënë?

Shtatzënia mund të jetë një përvojë stresuese për çdo grua, për shkak të ndryshimeve me trupin e saj. Dhe sigurisht që ndonjëherë do të duan të marin disa pushime për tu relaksuar. Por çfarë ndodh kur jeni në periudhën e shtatzënisë, a duhet të udhëtoni? A e lejojnë linjat ajrore? Po foshnjës a mund t’i shkaktojë dëme?

“Në përgjithësi konsiderohet e sigurt për të fluturuar në shtatzëni”, shprehet Dr Sara Kayat për Cosmopolitan.

Por vlen të kujtojmë se në tremujorin e parë gratë shtatzëna shpesh kanë të përziera, ndihen të lodhura dhe kanë rrezik më të lartë të abortit. Pra, gjatë kësaj kohe më mirë të jesh në shtëpi, sesa të rendësh pas një avioni për çfarëdolloj arsyeje.

Një pikë për t’u marrë parasysh nga një perspektivë shëndetësore përfshin rrezikun e zhvillimit të mpiksjes së gjakut gjatë një fluturimi. Udhëtimet e gjata jua shtojnë akoma më shumë rrezikun.

Në javët e fundit të shtatzënisë ne nuk e rekomandojmë fluturimin dhe shumë linja ajrore kanë rregulla të prera për këtë. Problemi është se këto pika mund të ndryshojnë nga një linjë ajrore në tjetrën.

Mamatë e ardhshme që nuk kanë pasur asnjë komplikim me shtatzaninë e tyre mund të fluturojnë deri në 28 javëshe.

Udhëtimi nuk lejohet pas fundit të javës së 36-të të shtatzënisë për një shtatzëni të vetme, ose për shumë fëmijë, udhëtimi nuk lejohet pas fundit të javës së 32-të të shtatzënisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).