Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë sapo ka rrëmbyer çmimin “Best Pop” në MTV EMA.
Ajo ka qenë e nominuar për gjithsej katër çmime në këtë ngjarje të madhe muzikore që këtë vit po mbahet në Spanjë. “Best singer”, “Best Pop”, “Best look” dhe “Best UK & Ireland UK” janë nominimet e Dua Lipës.
“MTV EMA 2018” po zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, në Spanjë.