Dua Lipa ka publikuar në Instagram reklamën e parfumit të “Yves Saint Laurent”, ku këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është protagoniste kryesore.
Në fillim të klipit, 23-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe në dorën e saj të majtë ulet një shqiponjë. Dua Lipa e lë të lirë shqiponjën, duke bërë lidhjen me emrin e parfumit “Libre”.
Pra pak Shqipëri ka sjellë Dua në reklamën e re.