Me regji nga Blerta Basholli, filmi me metrazh të gjatë, “Zgjoi”, ka hapur audicionet për të përzgjedhur kastin e aktorëve që do të interpretojnë në këtë film.
Ky film bazohet mbi një ngjarje të vërtetë dhe tregon historinë e Fahrisë, e cila përpiqet të gjejë burrin e saj që është zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Kjo grua për të mbijetuar dhe për të siguruar mbijetesën për familjen e saj hape një biznes në një zonë patriarkale, ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për të gjetur paqen me bletët, ajo fillon të gjejë edhe paqen me veten për të jetuar dhe mbijetuar në një situatë të re për të.
Audicioni është i hapur për të gjitha femrat mbi 18 vjeçe, ku nevojiten 10 kandidate që do të luajnë role të ndryshme në film. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre në [email protected]