Art & Kulturë

DON PASQUALE

DON PASQUALE rikthehet në TKOB, pas 64 vitesh.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, sjell për publikun shqiptar pas 64 vitesh🎼Opera-n Premierë: “Don Pasquale” nga Gaetano Donizetti.

Një premierë e rikonceptuar në dimensione të reja 🎞regjisoriale, përgatitje të posaçme vokale për solistët dhe shprehje e gjeneratës së re premtuese dhe të ardhmes së Opera-s shqiptare.

Në datat🗓 15, 16, 17, 18 Dhjetor ora ⏰19:00 ju mirëpresim për të ndjekur historinë e
Pasquale-s, beqarit të vjetër, të pasur, por koprrac. I cili, dëshiron të martojë nipin e tij Ernesto: me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re dhe të varfër Norina, e cila e do atë.

Edhe pse Don Pasquale nuk e ka parë kurrë Norinën, ai e refuzon martesën dhe e dëbon Ernesto nga shtëpia e tij. I dëshpëruar, Ernesto i shkruan një letër 📜lamtumire Norinës së tij të dashur. Por Norina nuk do të heqë dorë nga Ernesto…

🎟Biletat shiten çdo ditë në sportelin e #TKOB në oraret 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
🎟Biletat kushtojnë 1200 lekë dhe 2000 lekë.

Ju mirëpresim!

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).