Art & Kulturë

Dokumentari shqiptar mbi historinë e një familje shkodrane shfaqet premierë në kryeqytet

“Dinastia Tedeschini” është një dokumentar i realizuar nga Anila Varfi, që do të shfaqet të mërkurën më 7 shkurt, në orën 19:00 tek kinema Agimi.

Ky film trajton historinë e dinastisë së Tedeschinëve, një prej familjeve më të vjetra në Shkodër, që përbëhej kryesisht nga mjekë dhe farmacistë. Ata kanë patur edhe funksione diplomatike si konsuj të Republikës së Venecias dhe më vonë të monarkisë Austro-Hungareze në Shkodër. Paraardhësit e familjes Tedeskini e trashëguan profesionin e tyre nga brezi në brez për tre shekuj me rradhë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).