Art & Kulturë

Djallezoret

KOLEKTIV38 ; 8 regjisor, Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto,Riccardo Mallus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini, Silvia Zoffoli. Nje vepër e përbashët, një kolektiv me ideologji të ndryshme, për të përcjell kështu frymën bashkpunuese. Në një kohë ku artisti përpiqet të luftoj i vetëm ne përpiqemi të jemi një grup dhe sëbashku të krijojmë aleancë.
Projekti reflekton mbi figurën e Bulgakovit, (shkrimtar rus) i çensuruar dhe i botuar vetëm 30 vitet e fundit, si dhe mbi formimin e komunizmit ne Rusi e më pas në Shqipëri. Nëpërmjet shfaqes teatrore, ngrihen reflektime mbi 70 vjet komunizëm (1917-1989) të cilat nëpërmjet ideologjive filozofike kanë shokuar botën. Bulgakov është një ndër të shumtët poet Rus “ i çensuruar” që shkruan mbi “eksperimentin komunist” duke i kthyer historitë e tij në metafora dhe simbolika. Midis viteve 1924-1925 ai shkruan tre tregime te gjata “Diallëzorët”, “Vezët fatale” dhe “ Zemra e qenit”. Të treja tregimet përshkruajne “eksperimentin komunist” ( siç e quan Bulgakov) në mënyrë simbolike burokratike, të mbushura me makinacione të shtrëmbëruara dhe të shëmtuara. Ai ironizon dhe e e kthen këtë në satir. Diallëzorët , bashkë me Vezët Fatale dhe Zemra e qenit është një nga tre tregimet të cilat përbëjnë kryevepra të prozës satirike. sovietik. Këto tre tekste përfaqësojnë “Trilogjinë e heshtjes së kuqe” dhe Diallëzorët është spektakli I parë si dhe studimi I parë I Kolektiv 38.
Në Djallëzorët protagonist, Korotkov është thithur në një univers burokratiktë pafund, zvarritës plot dhoma, korridore,ndërtesa shumëkatëshe, burra që shfaqen dhe zhduken , dokumenta të pafundme, emra që transformohen.
Rivolucioni , utopia, është një bjonde krenare, e bukur e veshur me taka të kuqe ku tregon historinë e saj. Ky mekanizëm funksjonon. Në skenë mbrapa saj katër qënie jerëzore, të gjithë të barabartë, padyshim fiktima të dhunëssë pushtetit. E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten është të mos jesh protagonist I historisë që po tregohet. Ata janë të gjithë Korotkov. Revolucioni vazhdon historinë e saj gjithnjë e më groteske. Por qënia njerëzoreende ka një shans, një akt lirije për të shpëtuar nga I gjithë ky system. Dhe është këtu ku Revolucioni nuk bën dot më. Dështon..

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli, 9-10 Nëntor

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).