Art & Kulturë

Dikur një vampir, sot lufton kundra tyre/ Ylli i “The Vampire Diaries” rikthehet në televizion me një serial nga Netflix

Ian Somerhalder, i njohur për rolin e vampirit Damon Salvatore në serialin e famshëm “The Vampire Diaries”, do të jetë protagonisti i një seriali të ri, këtë herë në rolin e një doktori që lufton kundra vampirëve.

Netflix ka vendosur që të bashkëprodhojë serialin “V-Wars” i bazuar nga librat me të njëjtin titull të autorit Jonathan Maberry. Ky serial do të ketë 10 episode në sezonin e parë dhe Ian do të portretizojë Dr. Luther Swann, i cili zbulon botën e errët të përbindëshave kur shoku i tij i ngushtë, Michael Fayne, transformohet në një vampir që i duhet të pijë gjakun e njerëzve për të mbijetuar.

Related image

Shumë shpejt kjo sëmundje përhapet tek sa më shumë njerëz, shoqëria thyhet dhe Swann gjendet përballë një lufte për ekzistencë, ndërkohë që shoku i tij bëhet lideri i fuqishëm i klanit të vampirëve.

Ky serial do të prodhohet nga “High Park Entertainment” dhe “IDW Entertainment” dhe do të shfaqet nga gjigandi Netflix.

Related image

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).