Mbase për ata që i adhurojnë librat dhe nuk bëjnë dot pa ta, një ditë do të shpiket edhe parfumi me aromën e faqeve te librave. Prandaj na ndiq, mbase mund ta shpikësh ti!
Për ne dimri nuk kalohet më mirë se me rum dhe libra të zgjedhur, me dashurinë e shijeve që do, me imagjinatën e personazheve mes realitetit dhe fantazisë, mes rrëfimeve të atyre që kanë jetuar me autorët e letërsisë shqipe, me poetët shqiptarë, dhe me shkëmbime librash. E gjitha kjo, si e veçanta e Dhjetorit 2018.
Hemingway Fan Club nuk i ndalet maratonave. Ashtu siç bëjmë me Swing Marathon ne datën 30 Prill, këtë herë për të katërtin vit, mbrëmjet ndalen nën sloganin: Dhuro një libër, dhuro një udhëtim!
Nga data 19, 20, 21, 22 Dhjetor 2018 bëhen 4 netë në vitin e katërt të udhëtimit tonë përmes librit, muzikës, eksperiencës teatrale nga vetë pjesëmarrësit. Jemi përsëri me të njëjtin pasion për të ndarë emocione të vërteta me dashamirësit e letersisë shqipe dhe të huaj, mes tematikave dhe autorëve të ndryshëm.
1. Nata e pare: 19 Dhjetor 2018
Ora 19:00
Vendi:Si gjihmonë, Hemingway Bar
Tema: “Letërsi Erotike”
Kohëzgjatja: 69min 😉
Lexime, poezi, muzikë dhe shumë më tepër për një natë pikante.
Nese je “mëkatar” të pret diçka krejt e re.
Ahh, mos harro ama, merr një nënkresë me vete.
Të tjerat i shtrojmë vete.
Për pjesëmarrje, ju lutemi kontaktoni në Hemingway Bar. “Mëkati” zhvillohet me qepenin e ulur për 69min.
2. Nata e dytë: Dt 20 dhjetor 2018
Ora 19:00
Vendi: Biblioteka Kombëtare (Salla Franceze) përballë Parlamentit të Shqipërisë, Rruga George W.Bush
Tema: “Natë në Bibliotekë”
Personazhi: Dorian Gray
Si sot një vit më parë në Galerinë e Arteve, organizuam “Një Natë në Muze”, ku personazhet e librave morën jetë nga ju duke krijuar të gjithë bashkë eksperiencën teatrale, e cila u shfaq mes tingujve live të muzikës klasike moderne, jazz-it dhe baletit konteporan. Por këtë vit kemi zgjedhur një tjetër vend. Eshtë Biblioteka Kombëtare ajo që hap dyert dhe na mirëpret, për këtë natë po aq artistike.
Këtë vit, kemi zgjedhur për ju vetëm një personazh: Dorian Gray.
Po!
Djem dhe vajza do të jenë të gjithë bashkë për disa orë nën petkun e këtij personazhi, të shkruar nga një mendje e ndritur si ajo e Oscar Wilde.
Lexime dhe shfaqje artistike në mjedisin e Sallës Franceze të Bibliotekës Kombëtare.
Pjesëmarrëja e limituar. Për më shumë info na shkruani.
MbrAmja vijon te Hemingway Bar.
3. Nata e tretë: 21 Dhjetor 2018
Ora 19:00
Vendi: Hemingway Bar
Scriptum n Sonus
Vjen në Hemingway Bar për herë të parë, një projekt shumë elegant që prej kohësh është prezantuar për publikun në forma të ndryshme, si në skena teatri por edhe nepërmjet valëve radiofonike.
Poetët shqiptarë janë kryefjala e kësaj nate. Të interpretuar me elegance dhe profesionalizëm nga vetë ideuesit e projektit Scriptum n Sonus.
Mbrëmja vijon me traditen tonë tashmë 4 vjeçare të shkëmbimit të librave mes njeri tjetrit.
Nuk mbaron këtu, vazhdojmë me Jam Session: piano, violonçel, kitare elektrike,akustike,vocal etj…
4. Nata e katërt: 22 Dhjetor 2018
Ora 18:30
Vendi:Hemingway Bar
Promovim i librit: “E veçanta e Dhjetorit”
Autori:Donal Rayn
Moderon: Aida Baro
Shtepia botuese:Pegi
Kështu mbyllim 4 netë të librit mes miqsh. Jeni të mirepritur!
Mos harro: Të gjithë ata që do të bashkohen me netët tona maratoneske prej libri dhe muzike, kanë një kusht: Të sjellin me vete nga një libër. Pse? Lexo më poshtë që të mbash mend ato që lexove më sipër
Edhe këtë vit, ju ftojmë ti bashkoheni nismës “Dhuro një Libër, Dhuro një Udhëtim”. Në këtë mënyrë do të bëjmë të lumtur nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Kasallë, Zall Herr, Tiranë.
Librat qe dëshironi të dhuroni, ju ftojmë ti sillni prane nesh. Në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, të hënen më dt 24 Dhjetor, senati i Hemingway Fan Club Albania dhe Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Zonja Persida Asllani, do të dorëzojnë librat e mbledhur si një dhuratë fundviti nga lexuesi te lexuesi.