Qëndra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” organizon një Aktivitet Vullnetarizmi për familjet në nevojë në Tiranë. Aktiviteti do të realizohet me synimin për të ndihmuar këto familje, duke ofruar diçka nga vetja në këto ditë të ftohta, që përfshin mjete dhe pajisje, që mund t’i ndihmojnë në një jetesë më të rehatshme. Ndonjëherë, shumë gjëra që as e vëmë re që i kemi, për disa të tjerë mund të bëhen arsyeja e një jetese më të lumtur.
SI?
Bëj gati pakon tënde, lajmëro miqtë e tu dhe ndaje këtë postim që t’u japësh mundësinë sa më shumë miqve për të dhuruar… por edhe sa më shumë familjeve në vështirësi.
ÇFARË MUND TË DHUROJMË?
– Veshje dhe këpucë (për të dyja gjinitë).
– Batanije, çarçafë, enë shtëpiake etj.
– Pajisje elektroshtëpiake.
– Ushqime të paketuara (makarona, oriz, sheqer, vaj, etj.)
KU TI SJELLIM?
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të sjellin çdo ditë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 diçka nga dhurimet e sipërpërmendura tek adresa jonë Rr. Thanas Ziko 86 (pranë Vilës Goldi), deri në datën 16/12/2017.