ZEJTARIA është tema e muajit qershor e CreativeMornings.
Kjo temë është përzgjedhur nga CreativeMornings Mumbai.
Në 180+ qytete nga 65 vende të botës do të flitet rreth kësaj teme e në Tiranë do të jetë Bukuroshe Sinanaj, që do të ndajë me ne eksperiencën e vet kreative e të përkushtuar ndaj zejtarisë me projektet e saj në Atelier minimal dhe Recycle JEANS.
“A little craft in your day, keeps the doctor away”.
Kjo ka qenë motoja ime, qëkur jam në gjendje të kujtoj veten. Më tej u bë hobby im, puna, por tashmë të treja keto personifikime, natyrshëm u shkrinë në një, duke u bërë lifestyle-i im.
Zejtaria për mua është mjeshtëri në aplikim, në sajë të një arsenali empirik, por që vjen në një formë tërësisht origjinale, në vepra arti.
Eksperienca ime e parë kreative ka qenë para 13 vitesh, në moshën 16-vjeçare, në një formë krejt të natyrshme. Aty kuptova se craft-i jo vetëm më përmbushte nevojat spirituale, por dhe ato konkrete të përditshmërisë.
Produktet e craft-it kanë avantazhin se nuk mbeten veç në të qenit vepra arti veç për ekspozim, por funksionale të dobishme, pra kanë një vlerë të shtuar të pamohueshme.
Eventi do të mbahet të premten, datë 29 qershor, ora 9:30 te Pazari i Ri.