“Colorblind” i verbuar nga ngjyrat” Përformancë në publik me BBB. “Nuk bëhet fjalë për atë që sheh, por për atë që nuk sheh!” Arti mund të jetë i bukur, joshës, formal ose i thjeshtë.
(Artisti nuk duhet të jetë i bukur). Arti mund të jetë ndjesia magjike e imazhit që shfaqet kur e verdha dhe bluja takojnë njëra-tjetrën, duke krijuar jeshilen… Ky proçes vizual nuk ka qëllim asnjë kuptim të thellë që ne duam të gjejmë. Por në këtë rast, bashkimi i ngjyrave na bën neve të mendojmë për çështje të ndryshme, histori, tema dhe koncepte, madje pa i përmendur fare ngjyrat dhe proçesin e tyre drejtpërdrejtë.
Arti nuk është bërë për t’u kuptuar në një mënyrë logjike e që mund ta pozicionosh diku në rafte për ta kuptuar apo verifikuar. Nëse përpiqeni ta kuptoni fillimisht artin tim, e dëmtoni më herët sesa unë e shpalos atë.” Johannes Deimling (Gjermani).
Për këtë aktivitet, shpallim një thirrje të hapur për aplikime për maksimum 15 pjesëmarrës pa dallim moshe, gjinie dhe përvoje paraprake, por vetëm përkushtim gjatë përgatitjeve dhe pjesëmarrje edhe në performancën e datës 23 Maj tek “Reja”, në orën 17:00-18:30.