Colour Day Festival kthehet në Shqipëri dhe është gati të transformojë Sheshin Nënë Tereza në një telajo të madhe me njerëz të ngjyrosur. Festivali po bëhet gjithnjë edhe më i madh. Nëse vitin e kaluar ishte fantastik, këtë vit do të jetë edhe më i mrekullueshëm! Ruaj ditën, sepse më 18 Maj do të jetojmë një eksperiencë që do të na ndryshoj perceptimin e jetës!
Kur? Të shtunën më 18 maj.
Ku? Tek Sheshi “Nënë Tereza”.
Çfarë do të ndodhë?
Do të ketë pika shitje të ngjyrave!
Performanca të veçanta, surpriza dhe aktivitete.
Performanca live të këngëtarëve, DJ dhe bendeve të njohur në mbarë shqiptarinë dhe botën.
Çmimet e biletave mund t’i shihni në foton më poshtë.
Hajde pra, bëhuni gati, çfarë prisni?