
- Doctor Stange in The Multiverse of Madness (Millennium, Cineplexx)
Bëhuni pjesë e aventurës së Doctor Strange i cili udhëton drejt universeve të ndryshme me një vajzë të vogël e cila nuk mund të kontrollojë fuqitë e saj.

2. Dashuri dhe Turbulenca
(Millennium, Cineplexx)
Një produksion shqiptar komedi i cili tregon historinë e Edit, një biznesmeni mjaft të suksesshëm. Ai kujdeset shumë për veten, bën një jetë të mire dhe komode, por ka një dobësi: femrat. Edi ka tre të fejuara dhe të treja janë stjuardesa, të cilat papritmas gjenden në të njëjtin fluturim ku është edhe vetë Edi.

3. Sedër 2
(Cineplexx)
Në Sedër 2 Roni vendos të bashkëpunojë me armikun e tij të përbetuar – Sokolin. Një rrugëtim plot intriga dhe pabesira gjatë të cilit Roni do të n Në këtë rrugëtim Roni do të përballet me një të vërtetë e cila do t’i ndryshojë jetën.

4. The Bad Guys
(Cineplexx)
Askush nuk është përpjekur ndonjëherë të jetë i mirë si “The Bad Guys”. Aventura e animuar bazohet në serinë e suksesshme të librave për fëmijë nga Aaron Blabey.

5. The Northman
(Cineplexx)
Një princ i ri viking kthehet për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e babait të tij.

6. Operation Mincemeat
(Cineplexx)
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dy oficerë të departamentit të inteligjencës përdorin një kufomë dhe letra false për të mposhtur trupat gjermane.

7. Lugina e Djalit
(nga 19 Maj në Cineplexx)
Një grup të rinjësh vendosin të shkojnë për kamping në një zonë të thellë malore ku vihen në kontakt me një të keqe të ngecur nga e shkuara, si rrjedhojë ata bijnë preh e saj dhe perfshihen në një kasaphanë ku shumë prej pjestarëve të grupit humbin jetën. Toni lideri i grupit drejton të mbijetuarit drejt një hakmarrje të pamundur.

8. Memory
(Nga 19 Maj në Cineplexx dhe Millennium)
Një vrasës me pagesë zbulon se ai është bërë një objektiv, pasi ka refuzuar të përfundojë një punë për një organizatë të rrezikshme kriminale. Një ribërje e filmit belg të vitit 2003, “Kujtimi i një vrasësi”.