Matcha është lloj i çajit të gjelbër, gjethet e të cilit thahen dhe shndërrohen në pluhur, i cili është një nga preparatet më të njohura natyrale për rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë.
Hulumtimet kanë treguar që matcha mund t’ju ndihmojë të digjni kaloritë katër herë më shpejt.

Nuk ka efekte anësore, nuk dëmton organizmin, nuk rrit shtypjen e gjakut.
Me këtë pluhur mund të largoni toksinat, metalet e rënda dhe papastërtitë nga organizmi, transmeton Koha.net. Pasi që rritet në hije, matcha është më e pasur me klorofil se sa çdo çaj tjetër i gjelbër dhe për këtë arsye është superiore në pastrimin e organizmit.
Ja si të bëni një akullore me të:
Ju nevojiten:
– 1,5 filxhanë qumësht,
– 1.5 filxhan krem të lëngshëm,
– 2 deri 3 lugë matcha pluhur,
– 1 lugë uji të nxehtë dhe
– 1 lugë vanilje.
Në enë përzieni qumështin dhe sheqerin dhe me mikser elektrik përzieni derisa të mos tretet sheqeri. Përziejeni pluhurin matcha dhe 1 lugë ujë të nxehtë, dhe këtë shtojani përzierjes së sheqerit dhe qumështit.
Shtoni edhe kremin e lëngshëm dhe vaniljen, dhe përzieni të gjitha mirë. Akulloren lëreni në frigorifer gjatë natës.