Historia e anijes Titanikut dhe fundosja e saj është një prej tragjedive më të njohura nga të gjithë, kjo edhe falë bujës mediatike në ato kohë dhe filmit kushtuar kësaj ndodhie.
Por e gjithë kjo tragjedi, ku humbën jetën rreth 1522 pasagjerë dhe njerëz nga stafi, mund të ishte parandaluar. Një marinar që u përjashtua nga ekuipazhi i Titanikut në minutën e fundit, luajti një rol të rëndësishëm në fundosjen e anijes më të madhe të asaj kohe.
Oficeri i dytë David Blair, u largua nga stafi i anijes disa minuta përpara nisjes së saj, duke u zëvendësuar me një marinar më me eksperiencë për këtë udhëtim në vitin 1912.

David Blair
Për shkak të njoftimit të papritur të largimit të tij, Blair aksidentalisht harroi të dorëzonte çelësin që hapte kabinetin brenda të cilit ndodheshin dylbitë e folesë kryesore.

Çelësi që mund të hapte kabinetin
Kjo pajisje mund t’i kishte dhënë mundësi ekuipazhit që ta vinin re majën e ajsebergut përpara se të ishte shumë vonë. Një prej të mbijetuarve të Titanikut, Fred Fleet, u shpreh se ai mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi nëse do të kishte patur në dispozicion dylbitë.
David Blair ishte pjesë e ndërtimit të kësaj anije dhe prej një kohe të gjatë, ai ishte regjistruar në ekuipazhin që do të ishin në udhëtimin e parë të Titanikut për në New York. “Blair do kishte në përgjegjësi të gjitha mjetet që duheshin për navigimin e anijes, por për shkak të kërkesave nga eprorët, ai u largua”.
David u trishtua për largimin e tij, ku edhe e shprehu këtë hidhërim në një letër, “Kam frikë se do më duhet të largohem nga anija për t’i bërë vend Kryeoficerit të Olimpikut. Kjo është një anije e mrekullueshme dhe ndihem shumë i zhgënjyer që nuk do të jem pjesë e udhëtimit të saj të parë”, shprehej ai.

Kartolina e Blair drejtuar familjes së tij.
Blair ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare më 1955 dhe çelësi që mund të hapte kabinetin e Titanikut, iu shit pas vdekjes së tij një kinezi për vlerën e 90 mijë paund.