Art & Kulturë

Buzëqesh me Fëmijët

Është bukur të dhurosh buzëqeshje e të gëzosh më të vegjlit!
Më 23 dhjetor eja dhe ti të festojmë së bashku me fëmijët e punonjësve të APR-së, fëmijët me aftësi të kufizuara nga instituti “Ramazan Kabashi”, fëmijët romë dhe ato me nevoja ekonomike.
Dhurata,  ëmbëlsira, muzikë, cirk, sport, e shumë humor ju presin prej orës 13:00, tek Parku Olimpik! Me të ftuar special aktorin e “Portokallisë”, Irgen Çela dhe artistin e Cirkut Kombëtar, Julian Kazazi.
Më 23 Dhjetor mos mungo në aktivitetin më të ëmbël të vitit!
Babagjyshët kanë mbërritur!

Aktiviteti zhvillohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë dhe Klubi Kulturoro – Sportiv Albanët

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).