Art & Kulturë

Burkinabé Rising – Rimëkëmbja E Burkina Fasos dokumentar

Burkina Faso është një vend i vogël pa dalje në det në Afrikën Perëndimore, emri i së cilës përkthehet: “toka e njerëzve të drejtë.” Përkundër historisë së vendit që ka përjetuar dikur krizën politike, sociale dhe ekonomike, Burkina Faso është në rritje. Rritja që vendi ka përjetuar në vitet e fundit është kryesisht për shkak të përpjekjeve të artistëve, ekologëve dhe aktivistëve, të cilët tregojnë historinë e tyre të ndryshimit. Burkinabe është një popull i gjallë dhe i bashkuar i shumë fiseve me prejardhje të ndryshme, me një kulturë të pasur dhe dinamike. Njerëzit kanë përdorur forma të shumta të artit për tu vetëshprehur dhe protestuar paqësisht, si në kohë vështirësish ashtu dhe festash. BURKINABË RISING është një dokumentar frymëzues që tregon përpjekjet e artistëve që organizuan lëvizjen e pabesueshme të rezistencës jo të dhunshme në Burkina Faso. I ndritshëm dhe i gjallë, ky film do t’ju frymëzojë për të bërë ndryshimin krijues, kudo që të jeni në botë.

Iara Lee, aktiviste dhe regjisore, është themeluesja e Rrjetit të Kulturës së Rezistencës. Ajo bashkëpunon me agjitatorë, edukatorë, artistë dhe krijues të ndryshëm në mbarë botën për të ndërtuar solidaritetin global nëpërmjet rezistencës krijuese dhe veprimeve të padhunshme. Iara ka prodhuar disa filma të shkurtër dhe dokumentarë të plotë për të promovuar parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe po punon në një sërë projektesh humanitare, të artit dhe kulturës.

Pas filmit do të ketë diskutime mbi të, dhe shkëmbim eksperience të regjisores me protestën paqësore për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).