Një ekspozitë me piktura u çel për publikun në galerinë e artit FAB. Krijimtaria e pasur në pikturë këtë herë prezantohet për publikun në mjediset e kësaj galerie dhe për disa ditë do të vijojë në FAB. Kuratorët e saj janë artistët Edmond Gjikopulli dhe Zef Paci.
Kuratorët e saj janë artistët Edmond Gjikopulli dhe Zef Paci. Kuratori Gjikopulli pohon se punimet në këtë ekspozitë kanë pasur në vëmendje tre tema, por nuk ka munguar dhe krijimtaria e lirë nga artistët pjesëmarrës. “Njëra temë ka të bëjë me peizazhin. Ishte një vështrim kritik mbi peisazhin, pra se si e përshkruajnë artistët. Tema e dytë është ajo me titull “Snapchat” dhe ka të bëjë me aplikacionin e famshëm, ku ata kanë parë nga një personazh dhe janë mbështetur në tekstet e aplikacionit. E kanë pikturuar duke krijuar situata komike dhe naive. Kanë tjetërsuar vetë dhe personazhe VIP dhe të tjerë. Më pas është tema tjetër “Eva dhe Adami”, që merr për bazë historinë biblike dhe mbi këtë ndërtojnë një interpretim dhe një këndvështrim të tyre ndaj marrëdhënies mes mashkullit dhe femrës deri në ditët tona. Si ka ndryshuar dhe si e shikojnë ata.
Braktisja e artistëve, në një ekspozitë me piktura në galerinë FAB
Prev Post
Jepi jetë ideve
Next Post
Ekspozitë me fotografi nga eksodi