Komedia brilante “Boeing Boeing” ndalon këtë rradhë në “Teatrin Kombëtar Eksperimental” në kryeqytet, më datat 21 shkurt deri më 25 shkurt, ora 19:00 në sallën Moliere.
Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe.
Tri stjuardesa, më saktë, nga tre vende të ndryshme, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më pare, Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë njohjes të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të treja gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi (me ndihmën e shokut të tij të mefshtë Robert) lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën.

A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa? Si i thonë fjalës: Gjithçka është mirë, kur përfundon mirë.
Trailer:
https://www.facebook.com/1439847529613884/videos/2027887147476583/