Disa vullnetarë në Greqi, vendosën të krijojnë një hapësirë të qetë për të lexuar dhe studiuar për të gjithë ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në mes të pasigurisë me të cilën përballen çdo ditë.
Biblioteka e cila u hap në nëntor të vitit 2016 me anë të fondeve, përmban 1300 libra në gjuhën arabe, në gjuhën kurde, në gjuhën frënge, në gjuhën greke, angleze etj. Biblioteka poashtu është e pajisur me vende leximi, me kompjuterë dhe ofron qasje edhe në internet. Biblioteka – minibusë u krijua fillimisht në Londër e më pas u dërgua në Greqi, për të hyrë në funksion për refugjatët atje.