Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” nuk ndjek vetëm një model kulturor, por njëkohësisht prodhon art e kulturë edhe të zhanreve të tjera.
Në këtë kontekst, në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” është hapur ekspozita fotografike “Best Focus” me pjesëmarrjen e veprave nga artistë të vendeve të ndryshme të botës, nën kurimin e Arben Alliajt.
Kjo ekspozitë prezantohet në Festivalin “Skampa 2019” si pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në qytetin e Fierit, i cili i kushtohet fotografisë artistike dhe vlerave që ajo përcjell në fushën e arteve pamore, frymëzuar në fotografinë shqiptare por edhe në eksperiencat ndërkombëtare.