Aktori britanik Jeremy Irons do të jetë presidenti i jurisë së Berlinale 2020. Lajmin e ka bërë me dije vetë festivali nëpërmjet një njoftimi.
’Jam shumë i nderuar për këtë detyrë, për të qenë presidenti i festivalit të Berlinit, një festival që e admiroj prej kohësh dhe që e kam frekuentuar gjithmonë me kënaqësi’-ka komentuar Irons.
Për emërimin e Irons ka folur edhe Carlo Chatrian, drejtori i ri i Berlinales: ’Figurat ikonike që ka interpretuar Jeremy Irons dhe stili i tij i pagabueshëm më kanë shoqëruar në udhëtimin tim në kinema dhe kanë vënë përpara syve të mi kompleksitetin e natyrës njerëzore. Unë e admiroj Jeremy Irons si njeri dhe si artist-ka nënvizuar Chatrian- dhe jam krenar të mund ta përshëndes si presidenti i edicionit të 70 të Berlinales’.