Së shpejti, eventi “Bëhu gati” vjen për herë të dytë. Një event dy ditor për të krishterët beqarë mbi 24 vjeç, kësaj radhe vjen në Tetor me një temë të re 😊
“Një stinë e re”, kjo është tema e eventit që do të mbahet nga data 19 Tetor deri më 21 Tetor, Tek Stela Resort, Autostrada Tiranë-Durrës km 7. Ju mirëpresim me supriza, dhurata, diskutime dhe me një folëse enkas për këtë event Kris Swiatocho.
Kush është Kris? Kris Swiatocho është drejtuese e Shërbesave nga Duart e Tij (From His Hands Ministries) dhe Shërbesave të Rrjetit të Beqarëve (Singles Network Ministries). Kris ka qenë e përfshirë në shërbesë në fusha të ndyshme për 25 vitet e fundit. Autore librash, trajnere dhe mentore e zonja, ajo është një folëse që e mban audiencën të fokusuar, ndan informacione të jashtëzakonshme dhe motivon njerëzit të sjellin ndryshim në jetët atyre që i rrethojnë.
Për çfarë do të diskutojmë? Eventi do të përmbajë:
1. Të harrosh të shkuaren.
2. Të përqafosh të tashmen.
3. Të shikosh përpara për të ardhmen.
Pagesa për eventin është 2500 lek për person. Datat e fundit për regjistrim & pagesë është 14 Tetor 2018.
Referojuni linkut të mëposhtëm për regjistrim,
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBygKMjVEF9et9XuzhbuXNSAfbgoavg1vvAEKEOiq0f0OSBQ/viewform
P. S.: Para se të regjistroheni, sigurohuni që keni ftuar një person tjetër të vijë bashkë me ju.
Për më shumë, mos hezitoni të kontaktoni tek:
+ 355 (0) 68 60 60 871