Një mëngjes i shëndetshëm me avokado dhe vezë. Plot proteina, i shijshëm dhe ideal për të filluar ditën plot energji.
Përbërësit:
▪ 1 avokado e pjekur
▪ 2 vezë
▪ 2 lugë çaji vaj ulliri
▪ një lugë çaji piper
▪ gjysmë limoni i shtrydhur
▪ kripë deti
Përgatitja:
– Ngrohni paraprakisht furrën mbi 220 gradë;
– Prisni avokadon në dy gjysma dhe hiqni farën;
– Me një lugë gërryeni përbrenda duke lënë rreth 1 cm tul;
– Merrni një letër furre dhe i shtroni në tavë. Vendosni gjysmat e avokadove;
– Hidhni pak limon. Hapni vezën dhe hidheni brenda në avokado. Shtoni vajin e ullirit, kripë dhe piper.
– Piqeni për 10 minuta ose derisa e verdha e vezës të jetë pjekur aq sa ju dëshironi.