Art & Kulturë

Audicione për shfaqjen ‘Xhelatët’ në teatër

Shfaqja “Xhelatët” e autorit Martin McDonagh do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Gjatë këtyre ditëve regjisori Qëndrim Rijani, i cili jeton edhe punon në Maqedoni, ka nisur audicionet për rolin e Shirlit në ambientet e ArTurbinës. Aktorët e tjerë, që do të luajnë në këtë shfaqje ku mes tyre janë edhe Ndriçim Xhepa edhe Lulzim Zeqja janë përzgjedhur në bashkëpunim me institucionin.

Në muajin shtator shfaqja do të ngjitet në skenën e ArTubrinës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).