Teatri Metropol shpall audicion në dt. 18 Shtator, ora 18:00 për rolet në shfaqjen “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”, e cila do të vihet në skenë në Dhjetor nën regjinë e Shkëlzen Berishës.
——
“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” është një adaptim i shkëlqyer meta-teatral i një prej aventurave më të famshme klasike të detektivit më të njohur që ka prodhuar letërsia botërore.
——
Vepra, si zhanër i vet-referencuar konvencional, ngërthen brenda një historie klasike një larmi formash (pantomimë, farsë, parodi, etj) dhe teknikash vizualo-skenike, duke krijuar një tërësi dramatike të ngjeshur, me ndryshime frantike skenash dhe me ritëm jashtëzakonisht të shpejtë humori. Për më tepër, si sfidë dhe njëkohësisht gudulisje për çdo aktor, e tërë kjo është e vënë mbi supet e vetëm 5 aktorëve, të cilët do të portretizojnë afër 40 role.
——
Aktorët e interesuar duhet të jenë nga mosha 20-45 vjec, nga të cilët do të kërkohet për të interpretuar një material të shkurtër 2-3 minutësh (monolog, etyd plastik, etj). Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet aftësisë së transformimit dhe adaptimit në rrethana të ndryshme.
Audicione në Teatrin Metropol
Prev Post
Horoskopi sot, 14 Shtator 2018
Next Post
Myrtis, ekspozita në Tiranë që