Artisti shqiptar Helidon Xhixha, me instalacion në Venecia

“Të shpëtojmë detet e botës nga plastika”. Artisti italiano-shqiptar, Helidon Xhixha, me një instalacion shumë domethënës, prezantohet këto ditë në Venecia, në këtë periudhë kur është dhe Bienalja e Artit ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota.

Kjo ka qenë detyra e dy artistëve të cilët nëpërmjet dy shisheve gjigande në çelik që rrinë pezull mbi Canal Grande në Venecia, duan të transmetojnë këtë mesazh.

Skulptori shqiptar Helidon Xhixha dhe fotografi zviceran Giacomo Braglia, nisin nga qyteti i Venecias, këtë mesazh themelor njerëzor, aktual, për shpëtimin e ujërave të oqeaneve kundër plastikës. Projekti “Twin bottles: mesazh në shishe, është i përkrahur nga Fondacioni Braglia, që organizon ekspozita dhe që prej shumë kohësh merret me temat ekologjike.

Shishja e parë e gjatë 4 metra është vepër e skulptorit Xhixha, 49 vjeç, nga qyteti i Durrësit i cili prej shumë vitesh punon çelikun inoksidabel. E dyta shishe, më e vogël dhe e mbledhur shuk si një mbeturinë plastike është e veshur nga Jack Braglia, 22 vjeç nga Lugano, i cili me fotografitë e tij të bëra nëpër botë, denoncon problemet e ndotjes.

“Është e drejtë që mesazhi të fillojë nga Venecia. Një ulërimë alarmuese e thënë me mjete artistike”, janë shprehur artistët. “Duhet ta shpëtojmë të ardhmen tonë!”

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).