Art & Kulturë

ART-mishërim / Mbrëmje poetike nga 2-shja SLAM Livia & Sonja

Të pathënat (Livia Tice dhe Sonja Azizaj) në ART-mishërim

1. Çfarë ka SHK(r)UAR?
2. e TANISHMJA
3. ÇFARË po vjen?

ART-mishërim është një kuti me formë të çrregullt.

Një gjëndje pa emër, shkrirje e plotë e reflektimeve për të shkuarën, palëvizshmërinë/qetësinë e së tashmes dhe mendimet krijuese për të ardhmen.

Bashkuar në një zë, një krijesë midis një mbrëmjeje poetike dhe një Poetry Slam merr një tjetër formë jete në Destil, me performanca origjinale të dyshes, duke variuar nga shkrime dhe performanca personale në shkrime dhe performanca si dyshja “Të pathënat”.

Nëse do të doje të dëgjoje një fjalë të thuhej shpesh dhe pa ndonjë qëllim vërdallë teje, cila do ishte?

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).