Antikomedia “Këngëtarja Tullace” rikthehet në teatrin “Bylis”. Njoftimin e jep bashkia e Fierit, e cila fton artdashësit të mos e humbin këtë shfaqje që sipas saj, “do t’ju mbajë mbërthyer me humorin dhe moralin”.
“Këngëtarja tullace: Një vepër për çdo kohë, pasqyrë e falimentit moral dhe mendor të shoqërisë njerëzore, njëkohësisht pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse nuk mund të komunikojnë më as me veten”, – njofton bashkia e Fierit.
Shfaqja do të vihet në skenë në datat 28 dhe 29 shtator në orën 19:00.