Ambasada e Francës ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi vënien në skenë të spektaklit të ri të koreografit Franko-Shqiptar Angelin Preljocaj më 4 tetor 2017 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Bëhet fjalë për Premierën ndërkombëtare të krijmtarisë së tij të re, e cila mbahet ende “sekret”, e shoqëruar nga rimarrja e duo-s mashkullore të vitit 1989 “Un trait d’Union”, një kërcim trup me trup “poetik dhe pasionant” i shkruar mbi muzikën koncertore të J.S. Bach dhe i interpretuar nga Glenn Gloud.
Me mbështetjen e bankës Société Générale Albanie, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Kabinetit Boga & Associates dhe Teatroskop-it në kuadër të FranceDanse Orient-Express. Teatroskop është një program i krijuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.