Art & Kulturë

Andrra- Prezantim libri Palinë

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ANDRRA do të jetë e pranishme në qëndrën tonë me prezantimin e librit të saj “Palinë”, një publikim që përmban 16 këngë të përkthyera në anglisht si dhe foto/video të fotografit Jetmir Idrizi. Gjatë takimit do të kemi mundësinë të njihemi më nga afër me krijimtarinë artistike të ANDRRA-s dhe me filmin dokumentar “Kangë e Defa” realizuar në bashkëpunim me Vincent Moon.
“Cili është tingulli i peisazhit të Kosovës? Si mundet një tokë e shënjuar prej luftes ta shprehë harmoninë e saj nëpërmjet gruas, nëpërmjet këngevë të vjetra? Filmi dokumentar “Kangë e defa” është një eksplorim i këngëve rapsodike të shtetit më të ri në Ballkan. Një udhëtim poetik, një kolazh historishë, karakteresh dhe muzike. Dhe më shumë se çdo gjë tjetër, kremtim i gruas kosovare.”

Ju presim me datë 8 tetor, ora 17.30 pranë qëndrës rinore ATA.
Adresa: Rruga “Stokholm”, stacioni i shkollës “Ibrahim Rugova”, pallati përbri Postës Shqiptare, Kamëz.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).