Këngëtarja e vogël Ana Kodra, u shpall fituese e Junior Fest Albania, duke fituar kështu të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest.
Me këngën ‘Mos ma prekni pemën’, me muzikë të Kristi Popes e tekst të Jorgo Papingjit, Ana do të ngjitet në skenën e Junior Eurovision më 26 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ana se fundmi fitoi edhe në Festivalin Mbarëkombëtarë të Këngës për Fëmijë në Shkodër.