Art & Kulturë

Alban Skënderaj do të këndojë edhe një natë të tretë

Përmes një statusi në Instagram, Alban Skënderaj ka njoftuar se Koncerti “Hapësira e një Endrre” do të ketë një natë të tretë, për shkak të interesimit të madh dhe shitjes së të gjithë biletave të dy netëve të para.

“Te dashur miq,

Mbasi interesimi ende eshte teper i madh kemi vendosur te shpallim naten e 3-te te Koncertit “Hapesira E Nje Endrre“ e cila do te mbahet te Dielen me date 4 MARS, ora 20:00 ne Pallatin e Kongreseve – Tirane.

Jam shume i gezuar t’ju lajmeroj se kete here pervec se ne Shqiperi biletat do te mund te gjenden edhe ne Kosove!

NGA PASNESER, E HENE, ORA 10:00 biletat mund t’i gjeni:

  1. A) Ne hyrjen e pasme te Pallatit te Kongreseve
  2. B) Ne te gjitha pikat EasyPay ne territorin e Shqiperise
  3. C) Ne pikat e Moneta – MoneyGram ne qytetet kryesore te Kosoves

Per info apo paqartesi shkruani ne [email protected]

Duke marre parasysh sfidat dhe perkushtimin ne realzimin e nje projekti kaq te madh lumturohem pa mase qe forca dhe energjia e ketij Koncerti ka mberritur tek te gjithe dashamiresit e muzikes time.”, shkruan alban skënderaj në Instagram.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).