Balerina e talentuar e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të përfaqësojë Shqipërinë në jurinë e çmimit prestigjoz “Premio Roma Danza 2019” që do të mbahet në Romë. Adela Muçollari është 2 herë fituese e çmimit Balerini i Vitit në Çmimet Kult 2016 dhe 2018.
“Ndihem shumë krenare dhe e lumtur që si Prima Balerine përfaqësoj Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Shqipërinë në Jurinë e Çmimit “Premio Roma Danza” 2019. Një event mjaft i rëndësishëm internacional për baletin”, – është shprehur Adela Muçollari.
Adela Muçollari është një nga primabalerinat më të talentuara që aktualisht interpretojnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.