A i dinit këto fakte shkencore mbi kryqëzimin e Krishtit?

Ekzistenca e Jezu Krishtit, djalit të Zotit në fenë e krishterë, vazhdon që të mbetet një prej debateve kryesore, ku disa e vënë në mëdyshje atë dhe disa të tjerë e pranojnë si të vërtetë të padiskutueshme.

Por, shumë pak dihet për kryqëzimin që siç thuhet, i shkaktoi vdekjen. A u gozhdua vërtet Jezusi, apo është thjesht një mit i të krishterëve? Vdiq nga hemorragjia apo i asfiksuar? Më poshtë janë disa të dhëna historike dhe shkencore që aludojnë se si mund të ketë qenë vdekja e Krishtit.

Në cilën datë ka vdekur Ai?

Të krishterët e festojnë vdekjen e tij përgjatë një jave të shenjtë, datat e së cilës ndryshojnë çdo vit. Janë bërë shumë përpjekje për të llogaritur datën e saktë në të cilën ka vdekur Krishti. Hipoteza më e arsyeshme prej tyre bazohet tek Bibla e Xhonit, e cila thotë se Jezusi vdiq një të premte të Pashkës me hënë të plotë. Meqë gjatë qeverisjes së Pont Pilatit ka patur vetëm dy të hëna pashke me këto karakteristika, ato na japin dy data të mundshme: 7 prilli i vitit 30, që do të thotë që ai ka vdekur në moshën 33 vjeçare dhe data tjetër është 7 prilli i vitit 33, që nënkupton se ai vdiq në moshën 36 vjeçare.

A është e vërtetë që Jezu Krishti vdiq i kryqëzuar?

Në lidhje me këtë teori ka spekulime të ndryshme. Në atë kohë, romakët e përdornin shumë këtë formë ekzekutimi, por kjo formë e vdekjes së Jezusit nuk është përmendur në tekstet origjinale të Biblës. Sipas një studimi të realizuar në vitin 2015 nga teologu dhe filologu suedez Gunnar Samuelsson, ideja e kryqëzimit u përfshi në tekstet e mëvonshme.

Si ishte kryqi ku supozohet se ka vdekur Ai?

Kryqi i thjeshtë dhe kryqi kompakt ishin dy llojet e kryqeve që përdoreshin nga romakët në ato kohëra. Duke iu referuar Biblës, e cila thotë se Jezusi mbajti deri në Golgota instrumentin e tij të vdekjes, mendohet se ka qenë lloji i dytë i kryqit. Kjo do të thotë se në vendin e kryqëzimit është vendosur trungu kryesor, ku më pas ngrihej druri që do të varej i dënuari.

Si vdiq Jezusi?

Eksperimentet e kryera në vitin 1920 e nxorrën jashtë loje teorinë se ‘të ekzekutuarit në kryq vdisnin nga asfiksia’. Sipas këtyre studiuesve, vdekja nuk u vinte vetëm nga një shkak. Ajo mund të provokohej nga ndonjë shok kardiak apo ndonjë sepsis si pasojë e infektimit të plagëve. Këtu shtohen edhe faktorë të tjerë, si dehidratimi dhe nxehtësia që kanë kontribuar në një vdekje më të shpejtë të të burgosurve.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).