Tablotë e ciklit “Mes errësirës dhe dritës” fokusohen tek një figurë sa njerëzore aq edhe aliene. Një zhytës i veshur me kostumin e palombarit shfaqet në cektësirën e një lumi apo bregdeti në sekuencat e daljes prej ujit. Ai qëndron si personazh i vetëm i tablove të mëdha ndërkohë që tablotë e vogla kufizohen më tepër me portretin e tij. Natyrisht, nëse mund të bëhet fjalë për një portret, kur shohim thjesht skafandrën që ia mbulon krejtësisht aspektin njerëzor!
Kjo figurë mund të shihet si një rast i përkryer për tu pikturuar meqenëse i paraqet shikuesit gjysma që duhen bashkuar prej tij. Ai është gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda ujit (dy botë të ndryshme nga njëra tjetra) dhe gjysmë njerëzor e gjysmë teknologjik, për shkak të veshjes së veҫantë që e lejon të funksionojë në njërën botë (nën ujë) dhe që e bën të huaj për botën tjetër (mbi ujë). Puna e tij është të nxjerrë nga njëra botë (që nuk e shohim) ‘objekte’ të caktuara dhe ti ekspozojë ato në dritën e botës tjetër”.
Të enjten më 24 Janar tek Toptani. Ekspozita “Mes errësiës dhe dritës” nga Orion Shima nuk duhet humbur.