“Një gur më shumë për të ngritur murin dhe për t’iu afruar çatisë!” Post Kult 2018! Mendime e refleksione në vitin e 14-të

Në përmbyllje të edicionit të 14-të të Çmimeve Kult, mbrëmjen e djeshme u zhvillua një koktej-takim falenderues, me anëtarët e Jurisë se Nderit, fituesit dhe partnerët të cilët mbështetën këtë edicion të Çmimeve Kult 2018.

“…Viti i 14-të për mua ka qenë një gur më shumë duke shpresuar që ai muri të jetë ngritur sado pak dhe t’i afrohemi çatisë…”, tha Z.Ylli Sula, drejtuesi i Akademisë Kult në fjalën e tij përshëndetëse.

Në fund të fjalimit zoti Sula dorëzoi edhe certifikatat  fituesve të Çmimeve Kult 2018.

Juria e Çmimeve Kult 2018 në këtë vit arriti në 144 anëtare të cilët dhanë kontributin e tyre në përzgjedhjen e vlerave artistike dhe kulturore më cilësore në sektorët respektivë, duke promovuar 66 artiste të nominuar nga të cilët u shpallen 11 fituesit.

Takimi i mbrëmshëm shërbeu për të forcuar frymën e komunitetit të artit dhe kulturës, për ndërtimin e një sistemi vlerash, motivimin dhe stimulimin e tyre si edhe për të diskutuar dhe këmbyer mendime e sugjerime mes anëtarëve të jurisë dhe bordit drejtues të Akademisë Kult.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).